Reperi i njohur nga Kumanova, Bardhi momentalisht është ndër më të pëlqyerit me këngët e tij që janë kthyer në hite. Së fundmi Bardhi ka qenë i ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku ka folur për periudhën përpara se të bëhej një yll muzike.

“Ka qenë shumë problem që të vij deri tek suksesi, muzika e fama. Mund të them se kam pasur një të kaluar të mirë inspiruese e motivueve për të arritur diçka në jetë. Kam qenë një nxënës shembullor. Kam mësuar shumë. Kam shkruar tekste që në shkollë fillore, kam bërë rima shumë. Nuk kam pasur mundësi t’i tregoj të tjerëve”, ka treguar reperi.

“Në shkollë të mesme e kam pasur një fazë ku edhe jam bullizuar. Më kanë thënë se nuk do të mundesh të bësh asgjë. Prej këtu nuk mund të dalësh. Leje këtë ëndërr shko në shkollë. Por, kam punuar shumë. Kam shkuar në studime, kam punuar kamerier. Kam punuar gjithçka për një këngë e videoklip”, është shprehur më tej ai.

Artisti shqiptar vetëm pak javë më parë solli albumin e parë “Trëndafil”.






