Edhe këtë të diel “H.O.T” i mbajti mbërthyer para ekranit teleshikuesit me një episod dinamik, ku ndodhën ngjarje të papritura, por edhe komike.
Xheni i tregoi Norës se e ka kuptuar tashmë që ajo ka ndjenja për Danin dhe se ai ka ngacmuar çdo vajzë në kompani, duke e lënë Norën të shokuar me rrëfimin e saj.

Dani ndërkohë vendos t’i tregojë të vërtetën Shpëtimit për ç’ka ka ndodhur mes tij dhe Xhenit, por përpara i del një ofertë e parezistueshme.

Shpëtimi i ofron Danit të financojë filmin e tij dhe në këmbim të marrë Xhenin si aktore. Pali dhe Lili i shprehin pëlqimin njëri-tjetrit dhe shkëmbejnë një puthje.

Lori fton sërish Aleksin në shtëpinë e saj dhe i tregon se e di për planin e tij dhe Alketës. Ajo ofron të heshtë kundrejt parave, por Aleks e kërcënon. Amanda kërkon të marrë drejtimin e kompanisë. Ndërkohë ajo planifikon dhe dasmën pas këmbënguljes së prindërve.

Dani është në mëdyshje dhe nuk e di nëse po ecën në rrugën e duhur. Ndonëse tepër konfuz, për të mos humbur Amandën ai vendos t’ja lërë asaj në dorë gjithçka për dasmën e tyre. Nora dëgjon që Dani do të martohet dhe vendos t’i shpallë atij luftë të hapur në kompani.

“H.O.T” vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.
Episodet e reja të "H.O.T" mund t'i ndiqni çdo të diel në TV Klan, në aplikacionin Klani im dhe ritransmetim në kanalin në Youtube të Ermal Mamaqit.






