Seriali “H.O.T” ka rrëmbyer zemrat e teleshikuesve që në seritë e tij të para në TV Klan e tashmë seriali gjendet dhe në Youtubë ku prej 2 javësh po publikohen episodet e njëpasnjëshme. Pa mbushur ende 24 orë episodi 1 theu rekord duke arritur 100 mijë shikime ndërsa episodi 2 i arriti 100 mijë në vetëm 8 orë nga publikimi në Youtubë.

Por “H.O.T” nuk ka thyer vetëm këtë rekord. Episodi i parë i tij, i cili sot numëron gati 900 mijë shikime, e bën “H.O.T” serialin e parë që merr kaq shumë klikime në vetëm 2 javë.

Rekordin përpara “H.O.T” e mbante një serial shqiptar, i cili i kishte arritur shikimet në 1 vit.

“H.O.T” i ka sjellë një tjetër frymë kinematografisë shqiptare dhe ka vendosur një standart të ri.

“H.O.T” vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.

Episodet e reja të "H.O.T" mund t'i ndiqni çdo të diel në TV Klan në orën 20:00 dhe ritransmetim në aplikacionin Klani im dhe në kanalin në Youtube të Ermal Mamaqit.







