Big Brother ka marrë një vendim drastik pas surprizave që disa prej banorëve morën nga qielli nëpërmjet parashutës dhe dronëve. Këto surpriza shkojnë kundër rregullores së formatit, i cili nuk lejon komunikimin e banorëve me jashtë.

Kështu pas surprizës që mori Donaldi nga i vëllai, Sabiani nga fëmijët dhe Einxhel nga miqtë për ditëlindje, Big Brother ka dhënë një lajmërim të rëndësishëm.

"Big Brother" ju lajmëron se duke filluar që nga ora 13:00 e ditës së sotme do të ndalohet lëvizja e çdo mjeti fluturues (dron) mbi shtëpi. gjithashtu ju informojnë se në shtëpi janë instaluar pajisjet e specializuara që do të ndalojnë fluturimin e këtyre mjeteve".




