Nga Shqipëria / E Diel 28 Nëntor 2021, 16:04

'Nuk ka patur ndjenjë të fortë midis nesh', Sara i bën të papriturën Pajtimit

Kur mendonim se marrëdhënia mes Sarës dhe Pajtimit po shkonte mirë, sot pas një diskutimi ata kanë dalë në një tjetër vendim.

"Nuk ka pasur ndjenja të forta midis nesh", i tha Sara Pajtimit.

Nga ana tjetër Pajtimi e kundërshtoi këtë deklaratë duke thënë se kjo tëheqje e Sarës ka ardhur si pasojë e ndikitit të banorëve dhe frikës nga opinioni i publikut.

"Nuk mendoj se ka të bëjë me çështje ndjenjash, por mendoj se je ndikuar. Ti vetë e ke pranuar disa herë që je e ndikuar prej njerëzve. Nëse nuk do kishte diçka nuk do ishe kaq konfuze në mendimet dhe veprimet e tua", i tha ai.

Sarah këmbënguli duke theksuar se nëse do kishte ndjenja të forta për Pajtimin do të ishte shumë e vendosur për të shijuar një histori dashurie me të.