Sonte në “Përputhen Prime” Efi dhe Bashkimi u përballën me njëri-tjetrin. Bashkimi u shpreh se Efi është e bukur por arrogante me djemtë, konkretisht me Samiun.

Në debatin e tyre ndërhyri më pas dhe vetë Samiu, i cili pohoi fjalët e Bashkimit. Ai tha se Efi e mban veten lart, por në fakt nuk është askushi.

Pjesë nga diskutimi
Bashkimi: Nuk mund të kem ndjenja për të tjerët kur shoh se si sillesh me djemtë e tjerë. Me aq arrogancë i kthehesh Samiut që ka pëlqim për ty.
Efi: I ke lexuar komentet.
Bashkimi: Jo po të them të vërtetën.
Efi: Pse nuk ma ke thënë në prapaskenë?
Bashkimi: A të kujtohet cfarë i ke thënë për puthjen? Mimikat që ke bërë në studio. Si pamje je e bukur, zero ke empati. Nuk të kam parë me ndonjë djalë të kesh pasur empati.
Efi: Ti ke qeshur aty.
Bashkimi: Ke pasur sjellje autokorrekte.
Samiu: E respektoj Bashkimin që e përmendi. Respektin dhe mirësinë e merr për dobësi.
Efi: Samiu është mërzitur kaq shumë…
Samiu: Më dëgjo.
Efi: Nuk të dëgjoj fare. Pse më vjen nga mbrapa? Hera e parë dhe e fundit që të dëgjoj të flasësh për mua. Ti nuk e ke përmendur që jam sjellësh keq me ty.
Samiu: Je shumë e mirë e bukur, por je shumë arrogante.
Efi: Mirë që foli Bashkimi se nuk di të lidhësh 2 fjalë.
Samiu: Mos më bëj të flas më shumë.
Efi: Fol.
Samiu: Mos e ço veten lart se je kërkushi.








