Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Nëntor 2021, 21:09

Shkencëtarët: Gratë me gjoks të madh vuajnë ftohje më të rënda

Pas disa studimeve të bëra, të publikuara në revistën “Archives of Sexual Behavior”, shkencëtarët polakë kanë arritur në përfundimin se gratë me gjoks më të madh vuajnë nga ftohje më të rënda se ato me gjoks më të vogël.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit kanë pyetur 163 gra të reja, jo shtatzëna, për shëndetin e tyre gjatë tre viteve të fundit.

Gratë me gjoks të masës F zbuluan se kishin kollë, ftohje dhe grip për mesatarisht 8 ditë. Nga ana tjetër, gratë me gjoks të masës A ishin të sëmura për vetëm 3 ditë.

Për më tepër, nga ky studim u zbulua se gratë me gjoks më të madh kanë më shumë gjasa për të përdorur antibiotikë për të përballuar ftohjen.

Por çfarë lidhje ka madhësia e gjoksit me të ftohtin e zakonshëm?

Një teori e paraqitur nga studiuesit sugjeron se indi dhjamor në gjinjtë e grave mund të dobësojë sistemin e tyre imunitar, duke e bërë më të vështirë për to rikuperimin nga infeksionet. Hormoni leptin i cili prodhohet në atë ind yndyror mund të jetë fajtori.

Burimi: crafty.diply.com

Përshtati: Xing.al