Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Nëntor 2021, 19:07

Arjan Konomi shkon në Luksemburg dhe takon djalin e të ndjerës Huyeda El Saied

Artistja shumë e dashur për publikun, Hueyda El Saied u nda nga jeta të martën, duke lënë pas një trishtim të madh te familja por edhe te mbarë publiku, miqtë dhe fansat.

Personazhe të njohur të skenës, artit dhe politikës reaguan të prekur në rrjete sociale, mes tyre dhe miku i saj i ngushtë, Arjan Konomi.

"Hueyda e shtrenjtë! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshjen tënde plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë! Një ditë do bashkohemi përsëri diku në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë, dhe sa bukur e me sa dashuri kemi kaluar!", shkroi opinionisti.

Së fundmi, Konomi ka udhëtuar drejt Luksemburgut, vendit ku jetonte prej kohësh Hueyda. Ai ka takuar djalin e saj Gabrielin dhe ka publikuar një video në rrjete sociale.

"Me zemrën Gabriel", ka shkruar Konomi.

Hueyda humbi jetën në moshën 46-vjeçare nga një sëmundje e rëndë si kanceri i gjirit, nga i cili vuante prej kohësh.