Njerëzit aplikojnë për një punë dhe presin që punëdhënësi t’i marrë në telefon për intervistë, por e dinit që ekziston një mënyrë tjetër për të fituar punën e ëndrrave?
Historia e 24 vjeçarit Haider Malik ka përgjigjen tuaj:
Një 24-vjeçar i diplomuar i quajtur Haider Malik udhëtoi drejt Canary Wharf në lindje të Londrës me shpresën për të gjetur një vend të lirë pune në bankë dhe financë. Ai kishte kërkuar për një vend pune që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020, por pa rezultat.
24-vjeçari ishte lodhur dhe frustuar nga intervistat në Zoom pasi nuk mund të shfaqte siç duhej personalitetin e tij. E dini se çfarë bëri ai?
I frymëzuar nga i ati, Haider ngriti një stendë afër stacionit Canary Warf për të kërkuar një punë në bankë. Ai shpërndau kopje të CV-së së tij te udhëtarët, ndërsa në një tabelë vendosi kodet QR në mënyrë që njerëzit të shikonin profilin e tij në Linkedln.
24-vjeçari e nisi punën që në orët 6:45 të mëngjesit për të kapur udhëtarët e hershëm që mbërrinin në stacionin Canary Warf.
“Shumë njerëz më dhanë kartat e tyre, më dhanë numrat e tyre të telefonit dhe filluan të flisnin me mua”, ka treguar Haider.
Brenda një ore ai i shpërndau të gjithë CV-të e tij dhe në orën 9:30 mori mesazh për një interviste pune. Atij iu ofrua punë si Analist i Thesarit në kompaninë e pronave The Canary Wharf Group, të cilin ai e pranoi.
“Uau, nuk e prisja kurrë të intervistohesha këtu, e aq më pak të gjeja një punë. Atë ditë jeta ime ndryshoi sepse kur u ktheva në makinë për të shkuar në shtëpi pas intervistës, kontrollova telefonin dhe kisha rreth 10 telefonata të humbura nga numra të ndryshëm. Tre ditët e para telefoni im ka rënë pa pushim. Më ka ndihmuar familja për t’iu përgjigjur mesazheve. Si përfundim, unë gjeta një punë dhe ishte vërtetë e lezetshme mënyra si ndodhi”, ka shtuar 24 vjeçari.
