Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Nëntor 2021, 17:05

Florian Marku bëhet baba për herë të parë, zbulohet emri i vogëlushit

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Eirini ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Matin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Floriani me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai ka publikuar një foto të ëmbël me dorën e vogëlushit nga një spital në Londër.

“Faleminderit Zotit të gjithësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëjtën datë ka lindur edhe nusja në 27 Nëntor. Mirë se erdhe në këtë jetë, djali im Matin Marku. Zoti të dhëntë shëndet, fat dhe një jetë sa më të lumtur. Babi dhe mami do të duan pa kufij gjithmonë", ka shkruar Floriani.