Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Nëntor 2021, 16:04

Partneri kishte më pak lekë se ajo, Tea flet për lidhjen: Unë investoja, ai intimidohej

Në emisionin “Goca dhe Gra”, u fol për paratë dhe ndër të parat që dha mendimin e saj ishte Tea. Ish-konkurrentja e "Përputhen" tregoi se ka pasur të dashur që kishte para më pak se ajo.

Tea tha se nuk e kishte aspak problem këtë pjesë dhe investonte në marrëdhënie ndërsa ai intimidohej kur ajo e shtynte të bënte diçka.

“Kam pasur marrëdhënie me një djalë që kam qenë më mirë unë ekonomikisht dhe për mua nuk përbënte problem. Unë investoja për marrëdhënien, por në një moment fillojnë të intimidohen paksa. Dhe kur i thua pse nuk e bën këtë, ju duket sikur po i shtynë, por unë jam njeri i kuptueshëm”, tha Tea.