Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Nëntor 2021, 14:02

Balina flet për herë të parë pas përplasjes me Fifin: Është e kotë...

Opinionistja e Big Brother Vip, Balina Bodinaku e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ka folur për herë të parë pas përplasjes me Fifin. Ajo tha se nuk e kishte menduar kurrë se do ndodhte një gjë e tillë, pavarësisht se kishte marrë përsipër të përballonte çdo kosto që në momentin që mori përsipër këtë pozicion.

“Po mundohesha të kuptoja ca kisha thënë, a isha unë shkaktarja. Kjo është një gjë që e kam marrë përsipër, por nuk mendoja që do ndodhte një gjë e tillë. Por kisha marrë parasysh që do përballesha me fansat e personave që janë brenda. Ka shumë tifozllik dhe me këta nuk racionalizon dot dhe është e kotë të mërzitesh e të gjykosh”, tha Balina.