Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Nëntor 2021, 13:01

'Vajzat më kërkojnë luks por janë rritur me grosh', plas debati në 'Talk Love Story'

Në emisionin “Talk Love Story” ka qenë rradha e Andit që të prezantohet më mirë përmes një klipi. Ndër të tjera, konkurrenti ka treguar se do donte që të zgjidhte një vajzë nga shtresa e mesme dhe theksoi se nga eksperienca e tij ka vënë re se shumica e vajzave shqiptare janë materialiste.

"Marrëdhëniet e mia me gocat janë të shkëlqyera. Mund të them se kam qenë një herë i dashuruar. Kam rrezikuar dhe unë në një rast, por mund të them se kam shpëtuar.   Gocat mendoj se pëlqejnë anën fizike, por kam vënë re se pëlqejnë edhe të mirat materiale. Nga eksperienca ime kam parë se shumica e gocave në Shqipëri janë dhe pak materialiste. Vajza që do doja të zgjidhja në jetë më pëlqen që të jetë e sinqertë, të jetë njeri që vjen nga shtresa e mesme, nuk do të doja dikë të pasur. Të jetë pak nikoqire, siç e do mamaja", tha Andi.

Deklarata e Andit ka sjellë mjaft diskutime në studio. E pyetur nga Eni Shehu, Daniela ka treguar se nëse do t’i jepej rasti nuk do të përfundonte me Andin. Po ashtu, fronistja ka “shpërthyer” ndaj konkurrentit duke i thënë se është shumë negativ.

Daniela: Nuk do të shkoja me Andin në Sarandë. Andi ka folur më shumë se ç’duhet. Nuk është në tipin tim, nuk përshtatemi. Ti Andi flet shumë dhe bën shumë thashetheme.

Andi: Është më mirë të thuash se e ndjen xhelozinë midis meje dhe Deas dhe është muhabet i mbyllur.

Daniela: Unë nuk jam xheloze fare sepse Dea nuk dha as pëlqim për ty tani, asgjë. Është e kotë të flasësh. Ti Andi e tregon shumë hapur xhelozinë, të dallohet që në fytyrë që je shumë negativ për mua dhe s’ma ndryshon njeri mendjen.

Andi: Nga të gjitha eksperiencat e mia kam parë se vajzat shqiptare duan materializmin, duan krudo, harrojnë se kanë ngrënë fasule.

Klaudia: Edhe ti preferon këtë jetë sepse të pamë në klip me shampanjë.

Andi: Shampanjën e hapa se Eni kishte ardhur së bashku me kolegë dhe duhej t’i respektoja. Unë dua një vajzë që të më dojë, që të punojë së bashku me mua.

Dea: Për ta zbutur situatën do ia jap një shans Andit… Afër detit, afër mbretit, kam dëshirë që ta takoj njëherë Andin.