Ish-konkurrenti i "Përputhen", Argjend Rraci i ftuar në “Shqipëria Live" tha se është i sigurt se Bruno dhe Efi njihen jashtë.

Bruno reagoi menjëherë pas kësaj deklarate me disa postime në Instastory ku i bënte thirrje Argjendit të mos mashtronte.

"-Unë dhe Efi nuk njihemi nga jashtë, FAKT. Efi nuk është ku kam bërë unë tatuazhet (bën tag 3 biznese tatuazhesh) këta e dëshmojnë më së miri.
-Në Inking Tattoo kanë shkuar gjysma e gocave dhe çunave për të bërë tatuazhe asnjë nga ata nuk e ka parë Efin.
-Argjend kur të kesh qoftë edhe 1 fakt të vetëm tregoje në televizion dhe thuaj jam i sigurt, se nëqoftëse del gënjeshtar e mashtrues në fund të gjithë kësaj e ata harrojnë do ia kujtoj unë.
-Shumë njerëz duan të jenë Don Kishot-a, por harrojnë se nëqoftëse nuk janë pak Sanço Panço atëherë janë më fallco se lajmet e zullumet që krijojnë. Qëndroni me këmbë në tokë njerëz, e pa pasur fakte mos akuzoni e mos përbaltni, në fund të fundit jeta nuk mbetet veç në televizion, të keni pak fytyrë kur kaloni në rrugë”, ka shkruar Bruno.


Pak më vonë erdhi dhe reagimi i Argjendit, i cili gjithashtu akuzon Brunon si mashtrues.

“Bruno loçka vllavit, a të kanë mësu se që ti thuash dikujt mashtrues duhet së pari të kesh nderin të jesh i sinqertë vet dhe ti nuk e ke …dhe ti e di mirë se për ça po flas. Unë s’du me u marr me ju se as nuk më interesoni, thjesht pyetem në një panel për një opinion dhe e them atë që mendoj. Unë nuk kam prova që ju njiheni edhe jashtë, por kam prova që ti mashtron. Si thua ta lëm me kaq?”, ka shkruar Argjendi.






