Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Nëntor 2021, 00:12

Fifi sheh Granitin pas daljes nga ‘BBV’, ja çfarë vendi zë ai në jetën e saj

Fifi ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Big Brother VIP”, ku ndodhej dhe Graniti. Moderatorja Arbana Osmani e pyeti se çfarë vendi zë modeli në jetën e saj.

Fifit deklaroi se Granitin e ka shok, pavarësisht gjërave që ka parë kur ka dalë nga shtëpia.

“Graniti do jetë miku im dhe pavarësisht gjërave që kam parë kur kam dalë jashtë i nderuar Cana nga Gjakova, pavarësisht çdo gjëje që është hiperbolizu, pavarësisht çdo gjëje që ka shkaktu tensione në familjet tona, unë jam një njeri që fal”, tha ajo.