Nga Shqipëria / E Premte 26 Nëntor 2021, 22:10

Ndjen për Sarën, por nuk do që të jenë çift: Dj PM zbulon arsyen

Sjellja e Dj PM me Sarën i ka konfuzuar padyshim të gjithë. Ai është shprehur se nuk dëshiron të lidhet me Sarën brenda shtëpisë e nga ana tjetër nuk i kursen puthjet dhe përkëdheljet.

Mbrëmjen e sotme Dj PM ka sqaruar se i pëlqen shumë Sara, madje ka filluar të ketë ndjenja për të. Mirëpo, ai ka shtuar se nuk dëshiron të lidhen brenda shtëpisë sepse njerëzit do mendonin se e bëjnë për vëmendje.

“Nuk dua që njerëzit të mendojnë se ne po i shfrytëzojmë ndjenjat tona për vëmendje”, është shprehur Dj PM.