Mbrëmjen e sotme në spektaklin live të “Big Brother VIP” u diskutua për largimin e Fifit. Këngëtarja la shtëpinë ditën e djeshme për t’u kujdesur për veten.

Moderatorja Arbana Osmani pyeti Granitin për vendimin e saj. Ai tha se i erdhi keq pasi “Big Brother” ka humbur një lojtare të fortë.

“Unë isha jashtë dhe më treguan shokët. Më erdhi shumë keq sepse “Big Brother” ka humbur një lojtare të fortë”, u shpreh Graniti.



