Nga Shqipëria / E Premte 26 Nëntor 2021, 19:07

‘Sa keq dukesh pa makeup’, Antonela i kthehet keq Semit: E ke parë veten? Shëmtirë

Vajzat e “Big Brother VIP” nuk i kursejnë komentet për njëra-tjetrën. Vetëm së fundmi, Semi i ka thënë Antonelës se duket shumë keq pa makeup.

Ish-konkurrentja e “Big Brother” nuk ia ka përtuar, duke i thënë “E ke parë veten si je? Shëmtirë!”

Pjesë nga biseda mes tyre:

Semi: Uaa sa keq dukesh pa makeup

Antonela: Ndihem e bukur

Semi: Iiiii

Antonela: E ke parë veten? Shëmtirë

Semi: Iii sa keq

Einxhel: Sot e ke më mirë fytyrën (drejtuar Antonelës)

Dj Pm: I vetmi njeri që vendos 5 maska para gjumit

Semi: Ore vërtetë si nuk lodhesh? Aq maska sa i bën lëkurës ti nuk e di

Antonela: Duhet t’i përdorësh dhe ti e dashur

Semi: Unë nuk përdor asgjë për fytyrën dhe është e çuditshme që e kam kështu siç e kam

Antonela: Mos mendo se e ke mirë

Semi: Unë po shkoj 30 shpirti, as krem dielli s’kam vendosur