Nga Shqipëria / E Premte 26 Nëntor 2021, 16:04

Ja kur mund ta ndiqni në Youtube episodin 4 të 'H.O.T'

Serialin "H.O.T" tashmë mund ta ndiqni dhe në Youtube. Episodi 1 pa mbushur 24 orë theu rekord duke arritur 100 mijë shikime. Ndërsa episodi 2, i arriti 100 mijë shikime në vetëm 8 orë nga publikimi në Youtube.

Në 29 nëntor në kanalin zyrtar të Ermal Mamaqit në Youtube do të publikohet edhe episodi 4 në orën 16:00. Për të marrë njoftimin klikoni "Set Reminder" në videon ku seriali do të transmetohet premierë.

Gjithashtu edhe disa nga pjesët më kulminante apo ato për të qeshur, i gjeni në kanalin zyrtar të Ermal Mamaqit.

Mos harroni të abonoheni për të ndjekur çdo episod të ri. 

H.O.T vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.

Episodet e reja të "H.O.T" mund t'i ndiqni çdo të diel në TV Klan dhe në aplikacionin Klani im.

Këtë të diel në Klan do të transmetohet episodi 6.