"Egoiste", "Grua 100 vjeçe", "Fallxhore", ishin këto disa nga fjalët që Einxhel dhe Monika i drejtuan njëra-tjetrës gjatë një sherri që zgjati për disa ditë në shtëpinë e "Big Brother VIP".

Por pas kaq ditësh të inatosura me njëra-tjetrën, Einxhel ka vendosur të bëjë hapin e parë drejt pajtimit duke i kërkuar falje Monikës.

Në kuadër të Ditës së falenderimeve banorët kanë shkruar nga një kartolinë. Einxhel fillimisht falenderoi familjen e saj: Si sot 32 vite më parë mamaja ime më dha jetë mua duke rrezikuar të sajën. Të dy bashkë me babin kanë bërë që të mos mungojë asgjë.
Falenderimi i saj vijoi për Beniadës për të cilën tha se e ka mbështetur pa kushte dhe në çdo rrethanë.

Këtë mundësi, Einxhel e shfrytëzoi edhe për t’i kërkuar falje Monikës për të cilën tha: Ke nxjerrë anën time më të keqe por dua të të falenderoj sepse më ke mesuar të përmbahem. Kam dashur të të kërkoj falje që në fillim por situate agravoi, kështuqë më fal që të kam ngritur zërin.



