Nga Shqipëria / E Premte 26 Nëntor 2021, 14:02

'Nuk isha gati të bëhesha mami', video emocionuese e Adrolës për ditëlindjen e djalit

Për Adrola Dushin sot është një ditë speciale. Troi bën 8 vjeç dhe me këtë rast supermodelja ka ndarë një video shumë emocionuese me momentet e tyre më të bukura e me një audio ku shpreh ndjenjat e saj.

Në audio Adrola tregon se nuk ka qenë gati për t'u bërë mami, por universi e dinte çfarë i mungonte dhe e bekoi me Troin.

“Nuk isha gati për ty. Nuk isha e përgatitur për tu bërë nënë. Por Universi e dinte çfarë më mungonte dhe e dinte çfarë më duhej. Unë u bekova me ty. Shoku im i ngushtë, ai që më bën të eci përpara, më bën të jem person më i mirë dhe falenderoj Zotin që kaloj çdo ditë me ty", dëgjohet në audio.

“M’u bëfsh mbret o dritë e syve”, ka shkruar Adrola krah videos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)