Nga Shqipëria / E Premte 26 Nëntor 2021, 14:02

Semi dhe Monika shpërthejnë në lot, ç'ndodhi në BB VIP

Dita e falenderimeve është festuar edhe në shtëpinë e "Big Brother Vip". Për banorët ishte organizuar një mbrëmje surprizë, me ushqim dhe muzikë. Ata kanë shkruar edhe nga një kartolinë ku i dedikonin nga një falenderim personit më të dashur jashtë por edhe njërit prej banorëve.

Leximi i kartolinave është shoqëruar me përlotje dhe shumë emocione veçanërisht për Semin dhe Monikën. Të dyja i dedikuan nënave një falenderim.

"Dua që kur të dal krahas Teas (vajzës) të jetë edhe nëna ime. Më ka marrë shumë malli", tha Monika me lot në sy.

Ndërkaq edhe Semi e emocionuar tha për nënën e saj: Falenderoj nënën time që ka sakrifikuar aq shumë për të më mundësuar mua çdo gjë. Faleminderit për çdo lot që ke derdhur për mua, dashurinë pa kushte dhe edukatën.