Të afërmit e miqtë e banorëve të "Big Brother VIP" e kanë gjetur mënyrën për të komunikuar me ta brenda shtëpisë nëpërmjet mjeteve fluturuese. Pas surprizës së Romeos për Donaldin me parashutë dhe surprizës me dron për Sabianin nga fëmijët e tij, rradhën e ka patur Einxhel.

Moderatorja festoi mbrëmë ditëlindjen dhe miqtë e saj e surprizuan me një banderolë të varur në dron ku i shprehnin mbështetjen e tyre.

Einxhel i falenderoi duke thirrur emrat e tyre dhe bëhet fjalë për moderatorët e njohur, Fjoralba Ponarin, Flori Gjinin, Graciano Taganin, Argjira Spancën dhe Ervin Kurtin.

Gjithashtu “Vëllai i Madh” e ka surprizuar Einxhelin me një darkë surprizë për të gjithë banorët.







