Ditën e sotme, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora feston 31 vite jetë. Në këtë ditë speciale nuk kanë munguar urimet, por dedikimin e parë publik, këngëtarja e ka marrë nga e ëma, Vera.

Ajo ka ndarë një video mjaft të ëmbël nga fëmijëria ku shihet Rita e vogël teksa improvizon sikur është duke kënduar.

“Gëzuar ditëlindjen foshnja ime, ja ku jemi duke kërcyer dhe duke u argëtuar aq shumë ndërsa ti po futeshe në botën tënde magjike të ardhshme.Të dua mbretëresha ime e përhershme e kërcimit”, ka shkruar Vera.
View this post on Instagram
