Nga Shqipëria / E Enjte 25 Nëntor 2021, 23:11

Iliri flet pas largimit të Fifit: Kanë ikur dy finalistë

Ditën e sotme Fifi u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP” me dëshirën e saj. Kjo eksperiencë nuk ndikoi për mirë te ajo, teksa u shpreh se duhet të merret më shumë me veten.

Iliri, Sabiani dhe Meridiani kanë biseduar së fundmit rreth largimit të saj. Meridiani është shprehur se këtij edicioni do t’i mungojë një finaliste, referuar Fifit.

Deklarata e tij është mbështetur nga Iliri, mirëpo ai ka shtuar se do i mungojnë dy finalistë, Fifi dhe Kledi.

“Mua jo një, por dy se unë dhe Kledin e shihja finalist, për atë mënyrën sistematike që kishte në jetën e tij. Ndoshta shumë njerëzve kjo gjë do t’i pëlqente pavarësisht se nuk shprehej shumë, pavarësisht se ishte në botën e tij për disa gjëra", ka thënë Iliri.