Nga Shqipëria / E Enjte 25 Nëntor 2021, 19:07

Argjendi pësoi aksident, Ritvana i jep një mesazh nga studio e ‘Përputhen’

Dy ditë më parë ish-konkurrenti i “Përputhen”, Argjend Rraci bëri një aksident të rëndë automobilistik. Ai u shpreh se për disa sekonda kishte parë vdekjen me sy dhe ishte me fat që kishte shpëtuar.(Lexo këtu)

Ndërkohë ditën e sotme Argjendi ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Përputhen”, ku tregoi detaje nga aksidenti. “Po i jepja makinës në mënyrë shumë normale, me një shpejtësi jo shumë të vogël, por normale do thoja unë. Në një moment makina fillon të marrë krahë të ndryshëm, sa majtas sa djathas. Nuk po kuptoja ça po ndodhte”, tha ai.

Ritvana nuk e kurseu një koment duke u shprehur e lumtur që ish-konkurrenti është mirë.

“Më vjen mirë që ka mbaruar me kaq! I uroj shërim të shpejtë, qoftë për të qoftë për familjen, se e di sa i rëndësishëm është ai për familjen e tij”, tha Ritvana.