Nga Shqipëria / E Enjte 25 Nëntor 2021, 19:07

Video e momentit, si u prit Fifi pas daljes nga ‘Big Brother VIP’

Fifi u largua sot nga “Big Brother VIP” me dëshirën e saj. Këngëtarja tha se kjo eksperiencë nuk ka ndikuar për mirë te ajo dhe shtoi se ka nevojë të merret me veten. Fifi u përcoll me lot dhe përqafime nga banorët, ndërkohë që menjëherë pas daljes është takuar me miqtë e saj.

Miku i saj i ngushtë, Graciano Tagani ka publikuar një video të Fifit, ku këngëtarja shihet shumë e lumtur që është në shtëpinë e saj. “O drita ime ti”, dëgjohet t’i thotë Graciano.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xing.al (@xing.al)

Po ashtu Fifi është takuar dhe me Arditin, i cili e ka përgëzuar për guximin dhe kurajon.

“Bravo Fifit për guximin dhe kurajon që sot vuri veten dhe shëndetin e saj mbi çdo gjë. Njerëzit që e duan e kuptojnë që ajo Fifi është më e rëndësishme se loja.
P.a: Ne të dy jemi shokë dhe do vazhdojmë pavarësisht çdo gjëje, se respekti për njëri-tjetrin është kryesori. Ai që të do t’i thotë gjërat edhe kur dhembin”, ka shkruar Arditi.