Takimi mes Kristit dhe Kristinën ka shkaktuar debat sot në "Talk Love Story". Kristi e quajti të dështuar këtë takim dhe opinionistja Xhensila Pere ndau të njëjtin mendim duke u shprehur se në takim pa vetëm që Kristina është masazhatore e mirë dhe kaq.

Kristina nga ana tjetër u revoltua me faktin që u përmend si masazhatore duke theksuar se ajo është fizioterapiste profesioniste dhe çdo gjë e bëri për Kristin, kamerat e produksionin.

Ndërsa Xhensila ia ktheu duke i thënë se po justifikohet kot sepse ishte zgjedhja e tyre për ta zhvilluar takimin kështu.

Debati:
Kristi: Takimi me Kristinën ishte i dështuar komplet dhe nga ana ime dhe nga ana e Kristinës. Nuk di çfarë them, u preka sepse mendova se mund të kishim potencial për të bërë një gjë më të bukur, si nga ana ime dhe nga ana saj. Për këtë më vjen keq.

Xhensila: Takimi ishte një dështim. Por një gjë është e sigurt që Kristina bëri thjesht një publicitet shumë të mirë të fushës së vetë, që është shumë e aftë. Kaq pashë unë, që ajo di të bëjë mirë masazh.

Kristina: Unë nuk bëj masazh, por bëj fizioterapi dhe këtu mos më ndërpresi kush (i drejtohet Xhensilës). Për të plotësuar qejfin e Kristit, e bëra. Më vjen keq që Kristi thotë ishte i dështuar. Sepse ishte për mua i dështuar, që nuk dua ta paraqes veten time si një masazhatore, por si një terapiste profesioniste.
Xhensila: Ajo ishte zgjedhja juaj, është e kot që justifikohesh.
Kristina: E bëra për efektin e kamerave, produksionit dhe për tëndin. Të jemi realistë.

