Nga Shqipëria / E Enjte 25 Nëntor 2021, 17:05

'Atij s'i ofroj takim fare, e llogaris me zero', Ori refuzon Kristin, si reagoi ai

Marrëdhënia mes Kristit dhe Orit nuk ka qenë e mirë që në fillim të spektaklit. Kristi ka deklaruar se nuk do të dilte në një takim me Orin dhe kjo e fundit ka dhënë të njëjtën deklaratë për princin në "Talk Love Story".

Madje kur iu kërkua të komentonte takimin e Kristit me Kristinën, Ori nuk i kurseu kritikat dhe tha se princit i ka vënë vizën dhe e llogarit me zero.

"Tek takimi i tyre pashë vetëm Kristin që rrinte shtrirë dhe i thoshte po prekem shumë nga ana e seksualitetit. Nuk mu duk asgjë interesante për ta parë. Aq shumë emocionohet ai nga prekjet e një vajze?! Nuk e di domethënë, mua më duket shumë e habitshme. S'kishte asnjë bisedë tjetër përveç kësaj teme. S'kishte asgjë të bukur dhe emocionuese. Kishte thjesht masazh. Unë s'do i ofroj takim fare atij. Kemi shumë mospërputhje karakteresh, nuk më pëlqen. Për mua ka X, zero", tha Ori.

Ndërsa Kristi në studion e "Talk Love Story" tha se takimi i tij me Kristinën ishte i dështuar.