Xhoni i ka shkrirë të gjithë së qeshuri në puntatën e sotme të "Talk Love Story". Teksa po bisedohej për marrëdhënien e Kristit me Kleonën, Xhoni ndërhyri dhe tha se konkurrentja është dashuruar me princin.

"Unë e shoh dhe në prapaskenë, je dashuruar keq", i tha Xhoni Kleonës ndërsa Eni Shehu e pyeti nga e kuptoi ai këtë.

"Po e shikoj i shkon nga mbrapa, e ka mendjen vetëm ta fusë...", u përgjigj Xhoni duke shkaktuar të qeshura tek konkurrentët.

"Çfarë thua ti mo?", iu kthye Eni Shehu.

"Po lëre tani se e kemi marrë vesh, ajo është dashuruar prandaj e pret deri në fund fare", tha Xhoni.




