Në puntatën e sotme të "Talk Love Story" u njohëm me historinë e Klaudias, 30-vjeçarja e cila jeton në Firenze dhe që surprizoi Kristin me një ëmbëlsirë në prezantimin e saj.

Në klip Klaudia ka treguar se para disa vitesh është martuar me mblesëri dhe ka shtuar se është ndarë me mirëkuptim me ish-bashkëshortin e saj.

Ajo shprehet se dëshiron të ketë një familje tradicionale dhe një bashkëshort që ta respektojë.

"Shpresoj qe gjetja e dashurisë të jetë një prej djemve të “Love Story-t”. Jetoj prej 16 vitesh në Firenze, por nuk ndihem e plotë, do të doja të kisha një familjen time tani. Unë kam një shembull mjaft të mirë që janë prindërit e mi. Jemi 3 motra dhe na kanë rritur me sakrifica dhe dashuri, na kanë mbështetur për çdo gjë. Unë jam martuar me mblesëri para shumë vitesh dhe jam ndarë me mirëkuptim me ish-bashkëshortin tim dhe sot jam dikush falë prindërve të mi. Ata më kanë mbështetur për çdo gjë sepse mentaliteti në Shqipëri është shumë i prapambetur. Unë nuk dua një burrë prej të cilit të varem, dua dikë që të më mbështesë dhe të më respektojë. Dua një familje ashtu siç e kanë krijuar prindërit e mi, me shumë sakrifica. Jam shumë tradicionale dhe do të doja shumë të shikoja veten me fustan të bardhë dhe sidomos të shikoja babain tim gjysh", tha Klaudia.




