Nga Shqipëria / E Enjte 25 Nëntor 2021, 16:04

Fifi largohet përfundimisht nga ‘BBV’, banorët shpërthejnë në lot

Pas incidentit të së martës, kur i ra të fikët, Fifi është larguar përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother”. Këtë vendim ajo e ka marrë këtë të enjte, duke treguar se ka nevojë të marrë veten.

Fifi ka shtuar se kjo eksperiencë nuk ka ndikuar për mirë te ajo, ndërsa banorët e kanë përqafuar të përlotur.

“Banorë, unë kam marrë vendim të lë shtëpinë e Big Brother sot. Kam nevojë të merrem me veten time. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë. Nuk e kisha atë mundësinë që të flisja atë që vërtë e kam. Se nëse ju jeni munduar të më ruani mua edhe unë jam munduar t’ju ruajë ju krejtëve dhe në shumë raste nuk e kam dhënë mendimin tim ashtu si e kam. Dhe kam nevojë të dalë jashtë e të merrem me veten. Ju pres pas 50 ditëve”, është shprehur ajo.