Nga Shqipëria / E Enjte 25 Nëntor 2021, 01:01

Eni Shehu nxjerr sekretin e Bleonës: Diçka kam nuhatur në prapaskenë

Eni Shehu ka qenë i ftuari së fundmi në programin e showbizit, "Pikë" drejtuar nga Adela Osmani. Eni foli për eksperiencën e re me "Love Story Talk", por nxori zbuluar edhe Bleona Qeretin duke treguar se ajo është në një lidhje romantike.

“Shumë pak dimë për të dhe kur erdhi në program na kujtoi që jetën private e ka mbajtur për herë larg medias. Por dikë e ka. E kam nuhatur na prapaskena që ka diçka”, rrëfeu Eni teksa u nxit nga moderatorja të tregojë më tepër, por moderatori kaq zbuloi për momentin.