Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Nëntor 2021, 21:09

Mikela fut në shtëpi një nga djemtë e 'Përputhen', ja çfarë ndodhi mes tyre

Në puntatën e sotme të "Përputhen" u transmetua takimi i Mikelës me Erjonin. Për të patur më shumë afrimitet dhe për t’u ndjerë më rehat, Mikela vendosi ta merrte Erjonin në shtëpinë e saj.

Madje ajo gatoi dhe byrek tradicional për të.

Mikela: A je xheloz dhe fanatik?

Erjoni: Pse nuk të pëlqen kur dikush është xheloz për ty?

Mikela: Jo shumë.

Erjoni: Po ti vetë je super xheloze.

Mikela: E kam kuptuar nga sjelljet e tua, në momentin e parë që mua më afrohet një djalë ti hyn në mes direkt.

Erjoni: Atë që e dua për vete e mbroj, jo si këta të tjerët që shohin një pengesë dhe ndalen.

Në studio Mikela pranoi se kishte emocione, kjo dhe për faktit se ishte hera e parë që fuste në zonën e saj të komfortit dhe privatësisë një djalë.