Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Nëntor 2021, 19:07

'Mjaft, u mbyll', nxehet keq Eni Shehu mes emisionit

Eni Shehu është nxehur pas debatit të sotëm në "Talk Love Story", ku Algerti nuk ka dashur që të ndalojë dhe të vijojë diskutimin me opinionistet.

Eni i kërkoi Algertit të pushojë duke rritur tonin e zërit.

Eni Shehu: Algert të lutem, u mbyll. U mbyll, mori fund. Kemi 10 minuta që po mbytemi me një pikë ujë.

Algerti: Nuk po mbytemi fare, thjesht po kthej përgjigjet e duhura.

Një vajzë kërkon të bëj një pyetje: Të lutem mund të bëj një pyetje.

Eni Shehu përgjigjet me tone të larta: Joo. Të flas Kristi.

Kristi: Besoj që shoqëria mes femër-mashkull, është më komplekse. Kam probleme komunikimi, unë kam tërheqje, ajo nuk ka.