Marina dhe Getoari janë bërë sot prindër për herë të parë. Lajmin e bëjnë të ditur burimeve të VipMagazine.

Vogëlushja e tyre ka ardhur në jetë ditën e sotme, duke i bërë shumë të lumtur moderatoren, reperin e familjarët e tyre.

Marina e konfirmoi shtatzëninë në fund të muajit gusht.

“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkroi Marina dhe gjatë kësaj kohe nuk e ka fshehur aspak barkun e rrumbullakosur, duke postuar vazhdimisht foto e duke vazhduar punën në televizion.

Tani presim foton e parë të bebushes dhe emrin.




