
Dy vite më parë aktorja Ana Lika dhe këngëtarja Fifi patën një sherr mes tyre. Ana asokohe e quajti këngëtaren balenë dhe fuçi uthulle e më pas mes të dyjave nisën kunjat e deklaratat.
Por mesa duket ky sherr është shuar para hyrjes së Fifit në "Big Brother VIP". E ftuar në "Expuls", Ana tregoi se ato janë pajtuar dhe janë bërë mikesha.
Ronaldo Sharka: Big Brother e ka parë?
Anna Lika: Nuk kam pas kohë, jam e angazhuar.
Ronaldo Sharka: E di ti për çfarë të pyes unë….
Anna Lika: Jooo…
Ronaldo Sharka: Seç është një konkurrente aty me shkop.
Anna Lika: Aaaa, Fifi. Me Fifin jemi pajtuar, jemi shoqe te mira. Ti nuk bën dot më lajme me mua, jo jo jo. Se nga emisioni jot dolën ato.