
Mbrëmjen e djeshme një banor i ri u bë pjesë e “Big Brother VIP”. Bëhet fjalë për Valon Shehun, i cili menjëherë ka nisur flirtimet me Beniadën.
Ai i kërkoi t’i bënte kurs një orë në ditë për t’i mësuar italishen.
“Nuk marr vesh italisht. A mundesh të më mësosh? Një kurs një orë në ditë italisht”, i tha Valoni.
Më tej banorët i thanë t’i këndonte një këngë Beniadës, pasi nuk e kishte dëgjuar.