Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Nëntor 2021, 13:01

‘Çdokush dashuron ndryshe’, Fifi pendohet për sjelljen ndaj Sarës

Fifi ka shfaqur pendesë për sjelljen e saj ndaj Sarës, pas puthjes së kësaj të fundit me Dj Pm. Fifi i tha se ajo po bënte lojë dhe nuk kishte ndjenja të vërteta.

Ndërkohë gjatë një bisede me Dj Pm, Fifi është shprehur se pas gjithë situatës së krijuar ka kuptuar se jo të gjithë dashurojnë njëjtë.

“Pas gjithë kësaj situate, u ndala dhe logjikova dhe mendova. Thashë okay. Secili logjikon ndryshe, dashuria nuk ka peshore. Nuk është me llogari matëse, Askush nuk do njëjtë, ama mua m’u duk ashtu ngaqë një herë thoshte po, një herë jo”, ka thënë këngëtarja.