Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Nëntor 2021, 08:08

Pas puthjeve me Sarën, habit Dj PM: Nuk dua të jemi çift

Para dy ditësh Sara mori hapin e parë dhe puthi Pajtimin në orët e para të mëngjesit. Që nga ai moment dyshja kanë shkëmbyer disa puthje me njëri-tjetrin. Mirëpo, teksa të gjithë menduam se në “Big Brother VIP” po krijohej një çift, Dj PM i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij.

Gjatë spektaklit live ai është shprehur se puthja e Sarës ka ardhur shumë vonë, duke shtuar se blogerja e ka lënë të presë.

PM: Unë Sarën e pëlqej, por ajo më bëri të presë dhe nuk më pëlqyen sjellje të saj. Tani e ka marr ndryshe, por nuk dua të bëhemi çift këtu brenda.

Sara: Po unë e kam folur me Pajtimin. E kuptoj mirë, e kuptoj drejt.

PM: Unë e kam pas qejf Sarën e dinë gjithë banorët, por Sara nuk ma kthehu njejt, më bëri konfuz.

Arbër (Dj Dagz): Pajtimi ka tip të vështirë, është shumë i prekshëm. Edhe unë e kam të vështirë me të. I ngelet hatri shpejt.