Pas situatës së rëndë që ndodhi spektaklin e sotëm, ku Fifit i ra të fikët, ajo vendosi të largohet nga shtëpia e "Big Brother VIP". Ishte Arbana që e bindi Fifin ta mendonte dhe njëherë.

Pasi u mendua, Fifi ndërroi mendje dhe tha se do vazhdojë të luftojë për t'i bërë krenarë nipin dhe mbesën.

Më pas këngëtarja u rikthye në shtëpi dhe u tha banorëve: "Nuk jua bëj qejfin që të iki".

Arjola dhe Beatrix ishin të parat që e përqafuan konkurrenten.



