Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Nëntor 2021, 00:12

Fifi merr valixhet për t'u larguar nga shtëpia e BB

Një situatë e rëndë ka ndodhur sot në "Big Brother VIP". Teksa po diskutohej për ndërhyrjen e Fifit në lidhjen e Sarës dhe Pajtimit lindi një debat mes opinionistes Balina dhe Fifit. Balina i tha Fifit që nuk duhet të ndërhyjë dhe kjo ishte ndërhyrja e dytë që e bën gjatë këtij spektakli.

Fifi tha se nuk ka ndërhyrë dhe se nuk ka nevojë për një vëmendje të tillë. Pas kësaj Fifit i bie të fikët.

Pas këtij momenti, u transmetua publicitet e pas rikthimit nga publiciteti u pa se Fifi kishte marrë valixhet për t'u larguar.

Arbana e ndaloi Fifin duke i kërkuar të flasin në dhomën e rrëfimit. Aty Fifi shpërtheu në lot duke treguar se është ndjerë shumë keq nga komentet e Balinës.

Arbana u përpoq të sqarojë Fifin se duhet të marrë parasysh faktin që është e famshme dhe komente do të ketë nga të gjitha llojet e duhet t'i pranojë ato.