Romanca që ka lindur mes Sarës dhe PM ka qenë në vëmendje të spektaklit të sotëm të "Big Brother VIP". Të dy u vunë në siklet kur Arbana përmendi momentin dhe me shaka u kërkoi një puthje ‘live’.

“Jo tani, të lutem”, u përgjigj Pajtimi, ndërsa Sarah tha se “tani hapin duhet ta marrë PM, unë e bëra hapin e parë”.

Moderatorja e përgëzoi blogeren për vajzën guximtare që është, ndërkohë që vetë Sarah rrëfeu se puthja ishte shumë e bukur.




