Kishim kohë që nuk shihnim bashkë në një foto Marinën e Luanën dhe dy motrat më në fund kanë realizuar një set fotografik shumë të bukur.

Marina shfaqet me barkun e rrumbullakosur ndërsa Luana e përkëdhel teksa shkruan se kjo është ndjesia më e bukur në botë.

Foto ka thyer rrjetin duke arritur gati 50 mijë pëlqime brenda 1 ore. Ndërkohë në komente, shumë ndjekës komentojnë faktin se mezi presin dhe një beb nga Luana, e cila në një prej fotove shfaqet duke mbajtur dorën te barku.

"Teze Luana e cila në bark ka sufllaqe", sqaron Luana me një postim në Instastory.






