Teksa prisni me padurim të dielën, sot është publikuar traileri i episodit 6 i serialit “H.O.T”. Nga pjesët në video shohim se situata do të nxehet mes personazheve.

Xheni duket se e ka prekur Norën me diçka që i ka thënë. Aleksi takohet sërish me Lorin, por çfarë kërkese ka ajo?

Shpëtimi e ka pëlqyer shumë skenarin e Danit. Amanda mëson se Dani do të drejtojë kompaninë, vendimi i kujt është ky?

Genti kupton që Lori po kurdis diçka pasi e sheh që ajo ka nisur të bëjë jetesë të shtrenjtë.

Çfarë do bisedojë Amanda me Danin?
Na mbetet ta zbulojmë të dielën ora 20:05 në TV Klan.

Kujtojmë që H.O.T vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.

"H.O.T" tashmë gjendet dhe në Youtube, ku vazhdon të thyejë rekord shikimesh. Episodi 1 arriti 100 mijë shikime në 24 orët e para në Youtube dhe tashmë numëron mbi 600 mije shikime në 6 ditë.
Ndërsa episodi 2, i arriti 100 mijë shikime në vetëm 8 orë nga publikimi në Youtube, gjë që tregon se suksesi në shifra i episodit të parë nuk është thjesht kurioziteti për të parë për çfarë bëhet fjalë, por tregon se tashme seriali ka krijuar fansat e tij që mezi presin çdo episod.
