Nga Shqipëria / E Martë 23 Nëntor 2021, 14:02

Beatrix e nis çdo mëngjes duke qarë dhe kjo është arsyeja

Beatrix e ka nisur ditën e sotme duke qarë kur ka dëgjuar në sfond këngën e vëllait të saj, Alban Ramosaj. Beatrix sapo ishte ngritur nga gjumi dhe ndodhej në kuzhinë, kur në sfond u vendos kënga "Shpirto".

Këngëtarja shpërtheu në lot duke u shprehur se i mungon shumë.

Edhe mëngjesin e djeshëm, Beatrix u përlot pasi e kishte parë në ëndërr vëllain e tha se nuk e dinte nëse ishte jashtë vendit apo pranë mamasë.

Beatrix ka një lidhje shumë të ngushtë me Albanin dhe kjo nuk është hera e parë që përlotet brenda shtëpisë së "Big Brother".

Madje pak ditë më parë mes lotësh ajo u shpreh se donte të dilte sepse e kishte marrë shumë malli për familjarët.