Nga Shqipëria / E Martë 23 Nëntor 2021, 13:01

'Zoti u nxitua me ty', mesazhet e ndjera të VIP-ave për ndarjen nga jeta të Hueyda El Saied

Artistja shumë e dashur për publikun, Hueyda El Saied u nda nga jeta këtë të martë, duke lënë pas një trishtim të madh te familja por dhe te mbarë publiku, miqtë dhe fansat. Një sëmundje e rëndë i mori jetën në moshën 46-vjeçare.

Personazhe të njohur të skenës, artit dhe politikës kanë reaguar të prekur në rrjete sociale, duke i dhënë lamtumirën me fjalët më të ndjera.

Arbana Osmani:

"Shumë e lumtur që ndava një copë rruge me një artiste shumë dimensionale dhe një njeri fantastik e frymëzues, u prefsh në paqe Hueyda!"

Arjan Konomi

"Hueyda e shtrenjtë! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshjen tënde plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë! Një ditë do bashkohemi përsëri diku në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë, dhe sa bukur e me sa dashuri kemi kaluar!"

Blendi Fevziu

“Ishe e re dhe e doje jetën shumë për të ikur kaq herët. U prehsh në paqe Huejda…”

Edi Rama

"Lamtumirë shoqe e vogël"

Rudina Magjistari

“O çfarë dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Tronditës ky lajm i hidhur sot, të cilin ke ditur ta mbulosh aq mirë, pas buzeqeshjes tënde unike e shpirtit që s’tu ngrys një çast. Prehu në paqe, artiste!"

Bledi Strakosha

"Hueyda zemër, me ç’lajm të trishtë u zgjova sot. Ke qenë gjithnjë një engjëll në Tokë, tani edhe në parajsë!"

Irma Libohova

"Uh cfarë dite e trishtë! Sapo e lexova lajmin! Ky është chat-i fundit. U prehsh në paqe e mira Huejda dhe pse s'dua t’a besoj!!"

Isli Islami

"Isha gati për ta postuar në mëngjes sepse më doli tek memories një ndër fotot bashkë...Hueyda, i dhe buzëqeshje KUJTDO që të takoi sado pak në këtë jetë, në të cilën unë do të kisha dashur të qëndroje më shumë. Perëndia ngushëlloftë zemrat e atyre që të deshën aq fort e që dhimbjen sot e kanë të papërshkrueshme.
Na trishtove shumë..."

Sonila Meço

Unë ëndërroja kur shihja Hueydën të vallëzonte…
Edhe kur fliste, tingujt e saj sikur lodronin.
Edhe kur ecte, si një pupël pluskuar elegance e klasi.

Hueyda, vallzo me engjëjt dhe në atë magji parajse ndriçofsh udhën e të shtrenjtëve të tu, të Gabrielit e dashurive të mëdha e në mundsh edhe tonën për të na kujtuar se si ia vlen të jetohet.

Një vallëzim për Hueydën Maestro!

Ermal Mamaqi

"Lamtumirë Hueyda!"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Jonida Shehu

"Disa njerëz si Ajo vijnë për ta zbukuruar botën. Mirëupafshim shpirt i një bote tjetër!"

Jonida Maliqi

"Nuk e besoj dot."

Eraldo Rexho

"E kam të vështirë ta besoj që nuk do të jesh më, që s’do qeshim më me të madhe gjatë takimeve e telefonatave të gjata. Nuk ka fjalë për ty Hueyda, edhe ata që s’të njohën, të ndjenë afër, sepse ti i fale dashuri çdo njeriu. Kaq shumë kujtime dhe një plan që do përpiqemi ta çojmë përpara për ty. Të dua shoqe!"

Olti Curri

“Hueyda e mirë, nuk e besoj dot që po shkruaj fjalë lamtumire për ty. Dhe radhët e fjalëve janë kaq të zbrazura për të treguar energjine, simpatine dhe dashamirësinë tënde. Zoti u nxitua me ty, ndaj atij i lutem të të mbajë pranë vetes dhe të ketë kujdes për ty. Të dua shumë dhe ti e ke ditur gjithmonë këtë gjë.”