Një lajm i trishtë është bërë i ditur mëngjesin e sotëm. “Top Channel” raporton se artistja e njohur shqiptare Hueyda El Saied është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare.
Mësohet se ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot.

Huyeda jetonte prej kohësh në Luksemburg, së bashku me të birin Gabrielin dhe me partnerin e saj, Thierryn. Dyshja u kurorëzuan në martesë me datë 18 dhjetor 2020 dhe vetëm disa muaj më pas Thierry birësoi Gabrielin si djalin e tij.

Hueyda eksploroi dhe shkëlqeu në shumë fusha si këngëtare, piktore, balerinë, moderatore dhe spikere lajmesh.
Ajo ka prezantuar “Një këngë për ty”, “Në restorant” dhe “7 nga shënimet e mia dhe Kioska”. Po ashtu artistja ka marrë pjesë në festivalet e muzikës shqiptare si “Top Fest” dhe “Kënga Magjike”.
Ndarja e saj e parakohshme nga jeta ka lënë pas shumë trishtim te familjarët, por edhe te mbarë publiku, miqtë dhe fansat.





