Nga Shqipëria / E Hënë 22 Nëntor 2021, 22:10

Dj PM dhe Sara sapo dhanë puthjen e dytë dhe të gjithë i bënë sytë zemra

Vëllai i Madh ka kërkuar nga banorët të luajnë një nga komeditë më të famshme shqiptare, "Pallatin 176’’, si pjesë e provës javore.

Sara dhe PM do të jenë në rolet e Fredit dhe Elsës dhe gjatë provave dyshja kanë shkëmbyer një puthje me njëri-tjetrin. Ky moment ka shkaktuar shumë komente pozitive te banorët.

Kujtojmë se Sara dhe PM u puthën për herë të parë mëngjesin e sotëm. Ishte Sara ajo që bëri hapin e parë, ndërsa Pajtimit i erdhi si e papritur. (Lexo këtu)