Fifi nuk e priti mirë puthjen e Sarës dhe Pajtimit. Këngëtarja e revoltuar i tha atyre se ky veprim është shumë i tepruar dhe ofendues për aq kohë sa banorët janë shqetësuar për marrëdhënien e tyre.

“Nëse po bëni lojë do ju kthehem shumë keq. Po na ofendoni inteligjencën, a e dini ju se sa jam shqetësuar unë për ju?”, tha ajo.

Kjo deklaratë duket se ka revoltuar Sarën e cila u përlot.

"Nuk mund të ma thuash këtë gjë. E di që nuk jam sjellë mirë me Pajtimin por nuk mund të më thuash se po bëj lojë. Nëse e putha, e bëra sepse e ndjeva, por nuk dua të ofendoj askënd këtu brenda. Madje para disa ditësh doja edhe të largohesha nga shtëpia pasi ndihesha e distancuar prej jush”, tha Sara.


